I ftuar në "Tempora" në Ora News, epidemiologu italian Giulio Tarro shpjegoi ecurinë e kurbës së infektimit të Koronavirusit në Shqipëri.
Sipas tij, qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë maska dhe doreza, por kritikoi qeverinë duke u shprehur se, nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese.
Pjesë nga bideda në studio:
Sonila Meço: Një këshillë për Shqipërinë që ka një kurbë në formë M? A ka kuptim një kurbë e tillë?
Tarro: Duhet të shikojmë kohën dhe numrin e të prekurve. Për kurbën në formën M të Shqipërisë, duhet pasur parasysh se ka pasur një infektim fillestar, ndoshta ka qenë edhe mundësia që ky infektim të jetë përcjellë në formë zinxhiri nga një moment në tjetrin, dhe pasi ka përfunduar, ka nisur një zinxhir tjetër, çka ka sjellë formën e kësaj kurbe.
Sonila Meço: Si duhet bërë rihapje Shqipërisë duke pasur parasysh këtë kurbë?
Tarro: Kjo pjesa e dytë e M-së ndodhet në kushte klimaterike të ndryshme, që janë të njëjta me ato që janë në jugun e Italisë. Prandaj do të jenë të nevojshme maskat dhe dorezat, dhe kjo duhet bërë në liri totale, pasi nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese.