Konfirmohen 18 raste të reja infektimi me koronavirus në Krujë. Të infektuarit janë punonjës të fasonerisë si dhe kontaktet e tyre më të afërta. Lajmi u dha nga disa media në vend mëngjesin e sotëm, 22 prill.
Dje, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 609 raste infektimi me koronavirus në Shqipëri dhe vetëm në Krujë 40.
Por, Kruja, së bashku me rastet e sotme, sapo të jepen zyrtarisht, shkon në 58 të infektuar dhe bëhet një nga vatrat më të nxehta të COVID-19 dhe që pason Tiranën, Shkodrën dhe Durrësin.
Numri i të vdekurve në vendin tonë deri dje ka qënë 26 kurse i të shëruarve 327.