Alibeaj:“Në mendjen e Ramës po vërtiten dy ide të rrezikshme”

E mërkurë, 22 Prill 2020 15:32

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, tha në një lidhje me “Skype” në rubrikën “Opinion”, në News24, se kryeministri Edi Rama po mendon për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga koronavirusi me dy lëvizje të rrezikshme.

Duke folur për amnistinë fiskale, Alibeaj deklaroi se Rama po mendon të bëjë amnisti të parave të krimit dhe të legalizojë kanabisin.

“Jam në parim kundër çdo amnistie fiskale, siç e ka konceptuar qeveria. Duket se më këtë lloj amnistie fiskale, Rama kërkon të thithë financa nga pjesa e nëndheshme e krimit të organizuar. Është një ide e rrezikshme që po vërtitet në mendjen e Ramës, që të gjejë zgjidhje me dy lëvizje, legalizimin e kanabizit dhe amnistia fiskale e parasë së krimit. Këto janë dy goditje nën brez, që do t’i jepen shtetit. Është shërbim i keq për ekonominë, jetën e shqiptarëve. Për këtë arsye, jemi totalisht kundër”, u shpreh Alibeaj.

Më tej, ish-deputeti u ndal te situata e krijuar nga koronavirusi, mënyra si po e menaxhon qeveria krizën dhe paketat e ndihmës, që sipas tij, janë të pamjaftueshme për qytetarët dhe biznesin.

“Cdo gjë është e paqartë. Ajo që ka shkaktuar dhe që po vazhdon të shkaktojë paqartësi e pasiguri është fakti se po rritet përditë numri I të infektuarve. Kjo situatë nuk jep qetësi dhe siguri. Duke mos qenë një situatë e qartë, akush nuk mund të japë një konkluzion se çfarë po ndodh. Një gjë është e sigurt, njerëzit janë të papunë, rezervat janë drejt përfundimit dhe kjo është e rëndë. Kjo na çon të mendojmë për pak lehtësi.

 

Unë nuk jam për lehtësira thjesht dhe vetëm si lehtësi. Unë jam për mjetet që qeveria do duhet të vendosë në funksion të një plani. E para, mbështetja ekonomike. Tri janë shtyllat kryesore, për të cilat shoqëria shqiptare ka nevojë: ekonomia, mbrojtja e shëndetit dhe demokracia. Vetëm duke parë mbështetjet që do të japë qeveria, mund të shohim se çfarë mund të hapet”, tha ish-deputeti.

A kanë ndikim paketat e qeverisë?
Asnjë ndikim, nuk lëvizin asgjë. Të dyja paketat bëjnë diku te 113 milionë euro, që janë sa gjysma e paketave të Kosovës. Kjo tregon se kjo qeveri nuk e ka fare në vëmendje mbrojtjen e jetës dhe të ekonomisë. Mendoni ju se me 26 mijë lekë te reja mund të paguash faturat e ujit, energjisë, taksat, kredi, qira. E kuptoni sa e pamjaftueshme është kjo. Po kështu edhe paketa e dytë me 40 mijë lekë. Mjaftojnë këto shifra për të kuptuar se mbështetja për ekonominë familjare është e pamjaftueshme. Unë di të dhëna se shumë njerëz që kanë aplikuar as nuk janë pranuar për të përfituar këto ndihma.

Sa bashkëpunuese po tregohet opozita gjatë kësaj kohe?
Pozicioni i qeverisë është ai që do duhet të vozisë gjithë këtë situatë, ndërsa i opozitës të mos artikulojë çështje jashtë fokusit të pandemisë. Opozita që në momentet e para i uli armët e debatit politik të ditës, bëmë një lloj armëpushimi, dhe u fokusuam te kjo gjë. Ne i qëndruam në krah qytetarëve, por edhe qeverisë me këshilla, që paratë e tenderave t’i përdorë në favor të situatës. Po çfarë bëri qeveria? Vijoi me tenderat, madje kaloi në një moment edhe më dramatik, duke mbajtur çdo gjë sekrete. Opozita ka denoncuar në funksion të transparencës, që është mjeti i vetëm i bashkëjetesës politike dhe që ne nuk do ta tolerojmë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...