I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Çim Peka, presidenti i Republikës Ilir Meta, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend si dhe vendimin e tij të fundit për të dekretuar ndryshimet në Kodin Penal.
I pyetur nga moderatori i emisionit nëse kreu i shtetit ka ndryshuar qëndrim, duke i sjellë si shembull 2 Marsin, Meta u shpreh se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e tij.
"Nuk ka qëndrim të dyfishtë. Më thoni ku është qëndrimi ndryshe? Ku është çedimi?", tha Meta.
Në emision ndërhyri edhe akademiku Artan Fuga, i cili i kërkoi shpjegime presidentit lidhur me qëndrimet e tij të ditëve të fundit, por kreu i shtetit përsëriti të njëjtën gjë: nuk ka ndryshim në qëndrime.
"Flitet sikur është bërë ndonjë marrëveshje e jashtëzakonshme", iu përgjigj presidenti zërave të fundit lidhur për një ribashkëpunim me mazhorancën e PS dhe kryeministrin Edi Rama.