Akademiku Artan Fuga, në një lidhje me Skype për emisionin "Çim Peka LIVE" shfaqi shqetësimet e tij lidhur me ndryshimet në Kodin Penal.
Sipas profesorit, "nuk pashë që presidenca të kishte një bashkëbisedim, apo të thërriste edhe opozitën. Kur erdhi amendimet nuk u mor një mendim nga fondacioni Soros, Avokati i Popullit etj për të parë nëse vërtetë i qëndruan vërejtjeve të presidentit. Sepse unë mendoj që nuk i kanë qëndruar. Duhej bërë një konsultim e më pas do të shohim se presidenti nuk ka bashkëpunim vetëm me mazhorancën. Këtë rradhë nuk e kishte", tha ai.
Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e presidentit Meta.
"Unë e mirëkuptoj profesor Fugën. Logjika juaj është shumë parimore. Sikure sposton pak momentin, kohën kur jemi. Jemi në emergjencë, në krizë ku gjërat bëheshin edhe pa një bazë ligjore. Një nga arsyet pse e thirra KSK për herë të dytë ishte edhe ndryshimet e Kodit Penal. I ftuar ka qenë edhe kreu i opozitës, zoti Basha. Para konferencës e kam thirrur zotin Basha. Kam lexuar mendimet e Avokatit të Popullit, të KSHH-së. Ka qenë e vështirë për të bërë konsultime si në kohë normale.
Opozita do e kishte të vështirë të thotë që këto formulime nuk qëndrojnë. Ata do ngrejnë problemin e procedurës. Kështu që jemi në një situatë ku i gjithë bashkëpunim u bë për interesin publik", tha presidenti Meta