A po e 'josh' Rama presidentin? Ja si përgjigjet Meta në 'Çim Peka LIVE'

E Enjte, 23 Prill 2020 22:03

I ftuar në Syri TV, presidenti i Republikës u shpreh qartë se nuk është njësh as me opozitën e as me qeverinë.

I pyetur nga moderatori i "Çim Peka LIVE" se, "a po ju 'josh' Rama me njerëzillëk siç 'joshi' edhe "Bild"?, kreu i shtetit dha këtë përgjigje:

 

"Nuk kam qenë njësh me opozitën, as me qeverinë. Jam njësh me Kushtetutën deri në 22 korrik 2022".

 
 
 

Sa i përket ftesës së liderit të opozitës Lulzim Basha në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Meta dha arsyet e tij pse e ndërmori një hap të tillë.

 
 

"Nuk është çështje mëshire. Nuk është e parashikuar pjesëmarrja e kryetarit të opozitës, por presidenti ka të drejtë të ftojë përfaqësues të ndryshëm. Ftesa ime për zotin Basha si kryetar opozite ishte e arsyshme pasi çështja që diskutonim është mbarëkombëtare. Ai përfaqëson të paktën gjysmën e qytetarëve. Kam marrë 48% e të votave në zgjedhjet e fundit. Është çështje respekti për atë që zoti Basha përfaqëson dhe për temën", u shpreh presidenti.

Login to post comments