Gjatë intervistës së tij në Syri TV, presidenti Ilir Meta, duke iu rikthyer edhe një herë ndryshimeve në Kodin Penal, u shpreh se gjithçka është bërë sipas standarteve daneze.
"Problemi juaj është me faktin që nuk keni besim te sistemi, me mënyrën si funksionon. Ne i kemi patur këto probleme. Kjo nuk ka të bëjë me përmbajtjen e atyre që u vonuan në parlament për Kodin Penal. Ajo është e standarteve daneze", u shpreh presidenti.
Më pas, kreu i shtetit apeloi te qeveria për sa më shumë transparencë.
"Euforia se jemi mirë, duhet të bëjmë kujdes. Se mund të na dalë jashtë kontrollit. Kruja ishte 0, tani... Testimet kanë ardhur duke u rritur. Unë apeloj si president që qeveria të jetë sa më transparente dhe gjithëpërfshirëse. Ajo është në stres më të madh se edhe burimet janë të kufizuara. Kjo pandemi nuk pyet nëse i majtë apo i djathtë apo i pasur apo i varfër. Është gjëja e më e lehtë të sulmosh qeverinë në këtë kohë. Se është edhe eksperiencë e re.