Një punonjës policie është plagosur me thikë nga një person. Ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit të Korcës, ndërkohë që policia ka mundur të vërë në pranga autorin.
Gazetarja e Panorama bën me dije se polici, identifikuar si Spartak Zotka, është goditur me thikë në pjesën e fytyrës nga një person.
Nga të dhënat e para mësohet se shkak i ngjarjes është bërë nje gjobe qe i ai I ka vendosur autorit. Autori është shoqeruar në polici, ndërkohë që efektivi është transportuar në urgjencë.