Pëllumb Pipero ka ditëlindjen, e feston tek Intefktivi

Premte, 24 Prill 2020 13:36

Që nga konfirmimi i rasteve të para me koronavirus, një numër të madh mjekësh kemi parë nëpër studio televizive duke dhënë këshilla dhe informacione të reja rreth situatës.

Por, ai të cilin e dëgjojnë të gjithë me vëmendje teksa flet qetësisht dhe shprehet gjithnjë optimist është mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Pipero së bashku me kolegët e tij prej disa muajsh tashmë punojnë të palodhur për t’ju gjendur pranë të sëmurëve me virusin korona në vendin tonë.

 

Ditën e sotme Pipero ka ditëlindjen dhe kjo ditë e shënuar për të e ka gjetur sërish tek Infektivi. Mjeku mbush 64 vjeç ditën e sotme dhe në disa foto të publikuara në rrjetet sociale mund të shihet teksa mban dy tufa lulesh në duar dhe disa çanta të vogla. /abcnews.al/

Modifikuar më Premte, 24 Prill 2020 13:39
Login to post comments