Qeveria ashpërson masat për qytetarët të cilët dalin nga shtëpia apo thyejnë karantinën, por e çuditshmja ndodhë në pikën kufitare Hanit i Hotit.
Burime bëjnë me dije se sot janë hequr nga shërbimi në PKK Hani Hotit, personeli mjekësor.
Që nga fillimi i muajit mars, një grup mjekësh ishin instaluar në këtë pikë ku i bëhej kontroll çdo personi që hynte në Shqipëri.
Ndërkohë burimet bëjnë me dije se nga sot grupi mjekësor do të shkojë vetëm nëse do të ketë ndonjë shtetas shqiptar që duhet të vetkarantinohet, ndërsa shtetasve të huaj nuk do ti bëhet asnjë kontroll mjekësor.