Këto pamje janë marrë sot gjatë inspektimit dhe përditësimit të gjendjes së Monumentit të Natyrës "Lisi i Tushës" që ndodhet në Komsi, fshati Frankth në bashkinë e Burrelit.
Ky Monument është një dru lisi me një kurorë të veçantë në formë kërpudhe. Ka një lartësi 20 metra dhe një diametër trungu 2.4 m. Mosha e tijë është mbi 150-vjeçare.
Ky Monument është në gjendje të mirë, i ruajtur nga banorë të zonës .Edhe sot ai mbart të gjitha vlerat shkencore biologjike, ekologjike,historike dhe turistike per te cilat ka marre edhe statusin Monument Natyre.