“Meta qëndrim shtetari në këto momente të vështira karantine”, Vasili: Qeveria vazhdon të bëjë politika të gabuara…

Premte, 24 Prill 2020 14:53

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” deklaroi se edhe pse kanë bashkëpunuar në rastin e krizës së koronavirusit, nuk ka as marrëdhënie të ftohta e as të ngrohta mes Metës e Ramës.


Vasili theksoi se qeveria vazhdon të bëjë politika të gabuara për karantinën, duke vënë në dukje edhe faktin se nuk ka ende shërbim të mjekut të familjes etj.

 

Pandemia e koronavirusit ka tronditur botën. Gjendja e fatkeqësisë u vendos, pas insistimit tonë. Sensi kritik e aktiv i presidentit ishte shpëtimtar që të mos kishim një legjislacion penalizues dhe anti-demokratik. Ne bëmë që legjislacioni ynë të afrohet me atë të Danimarkës. Zgjatja e afatit të pandemisë së virusit është e pakuptimtë.

Nëse nuk do të kishte bashkëpunim, situata do të ishte kritike.  S’ka marrëdhënie të ftohta e të ngrohta mes Metës dhe Ramës. Bashkëpunimi ishte domosdoshmëri për të minimizuar krizën. Por, qeveria vazhdon që të bëjë gabime në politikat për karantinën, teksa ka edhe mungesë të mjekut të familjes”, tha Vasili.

Login to post comments