KLP mblidhet online/ Cilat janë vendimet që u morën për prokurorët në rrethe

Premte, 24 Prill 2020 14:58

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur sot mbledhjen plenare në platformën online, në praninë e nëntë anëtareëve dhe agjendën e dakordësuar unanimisht.

KLP miratoi po ashtu raportin vjetor  mbi veprimtarinë e Këshillit për periudhën janar 2019-dhjetor 2019.

 

KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të Albert Murçaj në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

 
 
 

KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Afërdita Ndoi në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

 
 

KLP miraton projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lazër Çardaku në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër .

U miratua projektvendimi “Për caktimin e përkohshëm të Lorenc Mërkuri në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të Erion Çela në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së së Shkallës së Parë Vlorë.

KLP miratoi projektvendimi “Për caktimin e përkohshëm të Ludovik Doda në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës .

KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të Aslan Bajramaj në funksionin e Drejtuesit të   Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të Brahim Dragjoshi në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër .

Caktimet janë të përkohshme për një afat 3 mujor nga data 27 Prill 2020-26 Korrik 2020.

KLP miraton gjithashtu 4 projekt-akte të vlerësimit, në kuadër të rivler?simit kalimtar për prokurorët Arben Smaçi, Afërdita Ndoi, Kolë Hysenaj dhe Avni Kraja. Raportet kalojnë menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Login to post comments