Italia shënon edhe 420 viktima të reja nga COVID-19, një ulje të vogël në krahasim me dje duke e çuar bilancin në 25 mijë e 969 të vdekur.
Ndvrkohë janë regjistruar 3 mijë raste të reja me COVID-19 teksa duket se së shpejti Italia do të ketë 200 mijë të infektuar pasi aktualisht ka 192 mijë.
Në spital janë të shtruar 22 mijë pacientë nga të cilët 2 mijë në terapi intensive. Por numri i këtyre të fundit është në rënie.