Tabaku: Rama gënjen shqiptarët, është zbatuar vetëm 1/5 e paketës së parë, paketa e dytë nuk ka filluar

Premte, 24 Prill 2020 20:12

Në lidhje direkte me edicionin e orës 19.00 në Syri Tv, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku i ka qëndruar denoncimit se deri më tani qeveria Rama ka gënjyer shqiptarë kur thotë se ka shpërndarë një paketë ndihme prej qindra million eurosh, ndërkohë që shifra e vërtetë vërtitet te 10 milion euro.

‘Denoncimi ynë tregon që deri më tani qeveria ka paguar vetëm 10 milion euro. Dhe nuk ka shifra qindra milona euro për të cilat flitet. Dhe këto janë para që janë paguar në 8 javë që janë lëmoshë në krahasim me atë që ka nevojë sot ekonomia. Në shifra të thjeshta ajo që ne treguam është se deri më tani janë paguar vetëm 10 milion euro dhe ketë e pranoi edhe vetë kryeministri. Ndërkohë që përgjigja jonë ishte për Ahmetaj i cili foli për një shifër shumë më të lartë.’

Tabakun denoncoi edhe fakti që paketa e dytë nuk është vënë ende në zbatim.

 
 
 

‘Paketa e dytë nuk është vënë akoma në zbatim. Ka pasur shumë njerëz që kanë aplikuar dhe që nuk janë pranuar.

 
 

Pra në 8 javë kanë paguar vetëm 10 milion euro, ndërkohë që bazuar në dëmin në ekonomi, kjo është absolutisht asgjë.

Kryeministri zgjedh gjithmonë ta sulmojë opozitën. Kjo poltika e batutave pa kripë që qeshin vetëm ata që marrin tendera nuk më pelqen. Unë dhe Partia Demokratike do flasim vetëm me fakte.

Jemi këtu për të siguruar që çdo qytetatë që ka nevojë për ndihmë ta marrë ndihmën.

Ka ikur koha për të bërë politikë me jetën e njerëzve. Kjo situatë nuk kalohet me propagandë dhe batuta’

Tabaku ka folur ndër të tjera edhe për biznesin e vogël që është drejt rrënimit.

‘Biznesi i vogël është 10 për qind e ekonomisë reale të Shqipërisë dhe ka një kontribut të jashtëzakonshëm. Dhe ky biznes nuk mund të anashkalohet me një pagë minimale, ndërkohë që biznesi ka detyrime që vazhdojnë ku përfshihen taksat, qera etj.

Nuk mundet qeveria të anashkalojë bizneset që e kanë mbajtur në këmbë.

Ndërkohë që bizneset e mëdha nuk mund të kenë pak më shumë liri për dy muaj….’

Tabaku tha se zbatimi i paketës së dytë nuk ka filluar

‘Zbatimi i paketës së dytë nuk ka filluar

Është akoma në letër. Është zbatuar vetëm 1/5 e paketës së parë.

Ndërkohë që paketa e dytë ka nisur aplikmet.

Grupet sociale që kanë nëvojë për ndihmë të mos lihen jashtë vëmendjes.’

Modifikuar më Saturday, 25 Prill 2020 01:12
Login to post comments