Gjobiten mjekët dhe infermierët shqiptarë të dërguar në Itali, festuan mbylljen e misionit me birra dhe muzikë

E Enjte, 30 Prill 2020 10:43

Grupi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u dërguan në Itali e kanë mbyllur misionin e tyre në mënyrën më të keqe.
Gazeta Corriere della Sera shkruan se ata kanë festuar mbylljen e misionit me muzikë dhe birrë, por për këtë arsye janë gjobitur.
Gjobat e marra shkonin deri në 500 euro, shkruan gazeta.
Kur ka mbërritur policia, njëri prej atyre që festonte ka reaguar në mënyrë të ashpër. Kjo ka bërë që policia të hetojë më tej.
Shqiptarët u denoncuan për shkak të festës dhe zhurmave në hotel në Breshia.

Login to post comments