Bashkia që shkatërron e korrupton

E Enjte, 30 Prill 2020 21:23

Nga Ardi Muka

"Komiteti i Ri Ekzekutiv" i Durresit fillon punen ne operativitet te plote !! Kryetarja e Re dhe keshilli bashkiak i Vjeter i "Komitetit Ri Ekzekutiv" ne seancen e mbledhjes se keshillit monopartiak ,ne unanimitet te plote dhe me aprovimin e Arkitektit te Madh Rama ,aprovuan shembjen per rikonstruksion, sepse te demtuara nga termeti i 26 nentorit te vitit kaluar ,te 15 shkollave dhe kopshteve ne bashkine Durres.Shkollat Bedrie Bebeziqi,Qemal Mici,Shaqe Mazreku,Hasan Koci,konvikti shkolles se Fizkultrures Bernardina Qeraxhia ,dhe kopshti Met Hasa ,etj, do te shemben sepse sipas vendimit te keshillit dhe akt ekspertimeve "te thelluara " te Institutit te Ndertimit Tirane ,keto objekte kane demtime te renda strukturore,te parikuperueshme dhe te rrezikshme per banim.
Tani dua te me behen qytetaret durrsake deshmitare,qe pas termetit ,ne disa nga keto godina ,me aprovimin dhe akt konstatimet e "pa thelluara " te Institutit, u kthyen nxenesit dhe femijet per te vazhduar mesimin,pra ne gjykimin e sotem ne kushte jo sigurie !!!
Ne 90 % te ketyre godinave qe sot propozohen per shembje, jane kryer rikonstruksione e jane hedhur para ne bazen materiale ne menyre te vazhdueshme, deri para nje viti ,dhe sot abandonohen ndaj shkaterrimit dhe vjedhjes, nga njerezit e pamundur, te gjithshkaje,dyer,dritare,dollape,banka...Tek e fundit do te shkaterrohen nen rrenojat e betonit,me mire ti perfitojme ne te varferit -me tha njeri nga personat qe po "bashkepunonte" ne zhveshjen e shkolles
Ajo qe dua te them eshte, qe te rindertohen shkollat e kopshtet qe kane qene ne kushte jo te sigurta eshte dicka shume e mire,dhe akoma me mire qe ato te ndertohen me fondet e ndihmes bujare te Europes dhe jo me buxhetin anemik te komitetit ekzekutiv apo Qeveriut
Por dhe te investohen miliona euro ndihma te Europes ne rindertimin e shkollave e kopshteve,sepse ketu do te behen tenderat e radhes ,ku do fitojne firmat prane Qeveriut ,e me porosi te vecante te Tij , nje pjese e mire e ketyre fondeve do ushqejne tentakulat e euro-korrupsionit per blerjen e votave ne zgjedhjet e ardhshme ,nderkohe qe nuk i eshte dhene asnje kacidhe asnje qytetari durrsak per te riparuar demet e termetit per godinat private apo ne pallate,nderkohe qe qytetaret flene cadrave apo shtepive te dynjase sepse nuk kthehen dot ne banesat e tyre te demtuara,ne pritje te miliard euroshit qe Qeveriu premtoi per te bere riparimet e shtepive,
"Komiteti Ri Ekzekutiv" gjeti kohen me urgjence te shembe shkollat e kopshtet ,por nuk ka kohe te vazhdoje procedurat e verifikimit "te thelluar " te demeve te banesave per ti ardhur ne ndihme qytetareve te thjeshte
Kjo nuk eshte "Bashkia qe duam" ,kjo nuk eshte bashkia qe durrsaket meritojne !!

Modifikuar më E Enjte, 30 Prill 2020 21:37
Login to post comments