“Unë kam qenë shumë, shumë me fat”- Boris Johnson konferencë për shtyp për herë të parë pasi u shërua nga koronavirusi: Britania ka kaluar pikun, por…

E Enjte, 30 Prill 2020 21:20

Boris Johnson deklaroi se Britania ka ‘kaluara kulmin’ e koronavirusit, por i nxiti publikut që ‘të vazhdojë’ me mbyllje për të shmangur një shpërthim të ri.

Duke drejtuar konferencën e tij të parë në Doëning Street që kur u sëmur, Kryeministri tha që Mbretëria e Bashkuar tani është në ‘kurbën rënies’, ndërsa lavdëroi britanikët që kishin shmangur një epidemi ‘të pakontrollueshme dhe katastrofike’.

Por Johnson hoqi shpresat për një lehtësim të menjëhershëm, pasi bëri të qartë se një rikthim i ri i sëmundjes vdekjeprurëse do të ishte më keq sesa ndikimi i tanishëm shkatërrues në ekonomi.

Kryeministri tha se një “punë e madhe” po bëhet me një “strategji daljeje” me draftin e parë që do të botohej javën e ardhshme.

Ndërsa sa i takon eksperiencës së tij me sëmundjen, Johnson tha: “Unë kam qenë shumë, shumë me fat. Kam pasur kujdes të mrekullueshëm, trajtim të mrekullueshëm dhe le të jemi të sinqertë, është një tragjedi mijëra njerëz kanë qenë më pak fat që unë kam qenë”.

Login to post comments