Koronavirusi që në janar në Shqipëri/ SYRI TV sjell prova e fakte, flet mjeku Gëzim Xhepa

Premte, 01 May 2020 15:32

Në një kohë kur ekspertët dhe qeveria janë përfshirë në një debat për daljen apo jo nga izolimi dhe për trendin e infektimeve nga COVID 19, fakte të reja dalin nga mjekët që janë në vijën e parë të luftës.

Mjeku Gëzim Xhepa, referuar imazheve pulmonare të mjekut Renato Osmënaj, i cili është një nga imazheristët më të rëndësishëm në Spitalin Infektiv, deklaron se COVID 19 ka qenë në Shqipëri që në muajin Janar.

Në këto imazhe grafike, të pacientëve të kontrolluar në datat 15-20 janar, që Syri TV i disponon, vërehen shenja identike me personat e konfirmuar sot më koronavirus.

 
 

Sipas mjekut Gëzim Xhepa vendi ynë e ka kaluar pikun e pandemisë që para vendosjes së karantinës

‘Sot, falë mikut dhe kolegut tim të nderuar Dr. Renato Osmenaj..., imazhëristit që ishte i pari, që që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazhërik pulmonar të COVID-19... dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagnostikim dhe përcaktim prognose..., mu ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së COVID-19 në datat 15 - 20 janar, në disa raste në Infektiv...!!!

Të konsultuara edhe me ekspertë të tjerë të fushës, probabiliteti që këto imazhe të muajit janar të jenë të personave të prekur me COVID 19 është thuajse 100 %. Në pamje keni edhe dy imazhe, e para e publikuar nga doktori Renato Osmënaj dhe e dyta, e një pacienti të konfirmuar me COVID 19’, shkruan mjeku Xhepa.

1 / 2

Por kjo nuk duket se është një teori pa paza dhe e pambështetur edhe nga specialistët e tjerë. Në një prononcim për mediat, Tritan Kalo, një nga mjekët më në zë dhe pjesë e shtabit të përballimit të situatës ngre po të njëjtat dyshime për prezencën e koronavirusit në Shqipëri që në muajin janar apo shkurt.

Dyshimi i tij është i bazuar pikërisht mbi imazhet e grafisë, ku të gjithë bien dakord që janë treguesi më i saktë për koronavirusin

Te ne mundet të ketë ardhur, gjithmonë janari dhe shkurti shoqërohet me një kulm të grupit ose infeksioneve grip ngjasuese. Sars Cov2 nuk ka asnjë element klinik përveç disa imazheve radiologjike më specifike se infeksionet e tjera virale që nuk janë dhe ato të gjitha të lidhura me Covid 19.

Studimi që do të bëhet dhe që nis të hënën na orienton dhe në këtë drejtim. Nëse i kemi të gjithë të testuar mundet që imuniteti IgG të jetë zhvilluar para datës 8 mars kur është izoluar rasti i parë.

Edhe profesori i Epidemiologjisë, Eduard Kakarriqi ka të njëjtin qëndrim se koronavirusi ka qarkulluar në vendin tonë që në muajin janar dhe mosidentifikimin e rasteve e lidh me faktin se vetëm në datën 27 shkurt OBSH ka bërë përkufizimin e rasteve me COVID 19.

‘Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt ka bërë përkufizimin e rastit për pacientët me sëmundje Covid-19, ky përkufizim rasti i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të Covid-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtër në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes së vet në fund të prillit dhe fillim të majit. Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që qarkullimi i Covid në vendin tonë fillesat i ka në janar.

Por jo vetëm mungese përkufizimi nga ana e OBSH, por edhe ISHP-ja e Ministria e Shëndetësisë, para daljes së ratitit të parë më 9 mars kanë pasur dyshimet mbi analizat e kryera’, u shpreh eksperti Kakarriqi.

Në ditët e para të Marsit Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino u shpreh për mediat se për shkak të dyshimeve mbi analizat disa pacientëve u janë ripërsëritur analizat.

Tezë e qarkullimit të COVID 19 që në muajin Janar nuk është shqiptare, pasi kanë qenë mjekët më në zë italianë që kanë dhënë teza dhe fakte që ky virus në Itali, përkatësisht në zonën e Lombardisë ka qarkulluar që në muajin janar. Kjio periudhë ka pasur edhe pikun e udhëtarëve shqiptarë që kanë vizituar apo janë kthyer në atë kohë nga Milano apo qytete të tjera në veri të Italisë me rastet me të shumta koronavirusi.

Tashmë i takon Komitetit të Teknik që të shqyrtojë faktet, për konfirmuar kohën se kur COVID 19 ka qenë prezent në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...