Tenderat sekrete, Balliu: Vjedhje makabre, nuk kam fare besim që do të hetohen nga SPAK

Premte, 01 May 2020 23:49

15 tendera të qeverisë gjatë kohës së pandemisë, të klasifikuar si sekrete, po hetohen nga SPAK.

Botuesi, Fahri Balliu, duke i konsideruar si vjedhje makabre,  shprehet pak besimplotë në hetimin e tyre pasi sipas tij SPAK e ka kompleksin e inferioritetit ndaj një qeveritari që vjedh pafund dhe nuk ndalon as në kohë pandemie.

Balliu: Nuk kam asnjë fare besimi, uroj ta kem gabim. SPAK që ditën e parë që u krijua duhet të firmoste dy fletë arresti, Erion Veliaj të parin dhe Ramën të dytin. Ka kompleksin e inferioritetit ndaj një qeveritari që vjedh pafund dhe nuk ndalon as në kohë pandemie. Si ka mundësi të bësh tendera sekretë për letra higjenike dhe makarona.Si ka mundësi të shfrytëzosh deri në këtë shkallë dhe të pretendosh se është brenda ligjit. Pse tani në kryeministri po punojnë natë dhe ditë që të rregullojnë letrat, datat dhe shifrat. Të gjitha këta 15 tendera janë 15 vjedhje makabre, më e rëndësishme është ajo e Ministrisë së Mbrojtjes.

Për Rtv Ora, Balliu thotë se Rama po e shfrytëzon pandeminë për qëllimet e politike dhe elektorale.

Balliu: Nëse ka ende një tru njerëzor në Shqipëri që e lidh veprimtarinë e Edi Ramës me koronavirusin duhet të jetë i marrë komplet. Ky se ka problem fare punën  e koronavirusit. Kur po trashej zullumi e shndërroi çështjen e pandemisë nga këto xhalat e tij elektorale dhe politike me një stil që është jashtëzakonisht i trishtueshëm. Edi Rama nuk e ka ndaluar zullumin e tij. Asnjë tender nuk është penguar, e ka vazhduar monstruozitetin e tij ekonomik.

Sa i takon paketave mbështetëse të qeverisë për pandeminë, Balliu thotë se nuk kanë lidhje për nevojat.

Balliu: E bën për vitrinë. Kryebashkiaku del duke shpërndarë ndihma.Ka kaluar në një velitje kombëtare.

Login to post comments