Tashmë në portalin e-Albania është shtuar opsioni dalje për të shëtitur qenin, në fashat orare 06:30-07:30 dhe 18:30-19:30.
Fahri Balliu i ftuar në Rtv Ora shtron pyetjen se çfarë ndodh nëse i zoti nuk do të dalë dhe nuk merr leje.
Balliu: Kur njeriu nuk do të marrë leje, qeni duhet ti drejtohet kësaj agjencisë së Ramës që të marrë leje. Është e trishtueshme, jo se bëj pjesë te njerëzit që e kontestoj këtë qeveri. Por kryeministri është kthyer në qeveri të facebook. E ka kthyer Shqipërinë në një shoqëri primitive ku drejton kryetari i fisit dhe ky si kryetar do të ndajë ato kafshët e egra, ato që do hanë dhe ato që nuk do hanë.