Parashikimi i Balliut: Po hyjmë në një spirale shumë të vështirë ekonomike, do të jenë muaj përplasjeje

Premte, 01 May 2020 23:51

Javën që vjen do të mblidhet Komisioni  i Reformës Zgjedhore dhe me shuma gjasa do të bien dakord që të ketë zgjedhje muajin prill të vitit të ardhshëm.

Fahri Balliu për Rtv Ora parashikon se periudha në vazhdim do të jenë muaj përplasjesh.

Balliu: Unë them që do të jenë muaj përplasje. Radikalizimi në vjedhje dhe shumë procese të tjera që do të lindin sidomos me problemin  e parasë publike do ta agravojnë situatën dhe do ta detyrojnë opozitën të gjendet në nivelin që ja kërkon ajo situatë e agravuar që do të sjellë vetë qeveria.

Ditë të errëta Balliu parashikon edhe për ekonominë e cila mori dy goditje njëra pas tjetrës, fillimisht me tërmetin, e pastaj me pandeminë.

Balliu: Si shoqëri dhe si vend do të hyjmë në një spirale shumë të vështirë ekonomike dhe këtu do të ndodhë leximi përfundimtar i natyrës kriminale të sjelljes së qeverisë Rama dhe atij personalisht ndaj këtij populli dhe këtij vendi.

Login to post comments