Përballja e qeverisë me Pandeminë COVID-19 ka shkaktuar edhe përçarje në mesin e Partisë Socialiste. Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me tone të ashpra ka kritikuar mazhorancën ku bën pjesë se qytetarëve të thjeshtë u është kthyer kurrizi, ndërsa po favorizohen oligarkët.
Botuesi, Fahri Balliu, i ftuar në Rtv Ora thotë se qëndrimi i Bushatit nuk është thjesht një dalje nga rreshti, por ka nisur një rrugë që do të japë sinjalin e një goditje të rëndësishme nga brenda të PS.
Balliu shton se në PS ka edhe shumë të tjerë që mendojnë si Bushati.
Balliu: Trishtimi i madh është që këtij nuk po i largohet njeri por sinjalin e dha Ditmir Bushati. Është një sinjal serioz midis PS dhe Rilindjes.Kjo klikë politike që është përfituesja e madhe e të ardhurave. Bushati nuk është thjesht dalje nga rreshti por ka nisur një rrugë që do të japë sinjalin e një goditje të rëndësishme nga brenda të PS. Struktura e Ramës nuk është e mirëorganizuar, ka brenda paranë dhe kërcënimin por sado e madhe dhe e fuqishme të jetë ka momentin e ezaurimit dhe rënies, plakjes si hekuri që thyehet. Në PS ka shumë të tjerë përveç Bushatit, është përgjegjësi e tyre koha e vonuar që ata po zgjohen. Nuk mundet që gjithë kjo mënyrë sjellje e qeverisë së Ramës të mos prodhojë brenda një kundërgoditje. Ky njeri vazhdon forcimin e oligarkëve. Ka humbur konkurrenca e ndershme. Kësaj qeveri i ka rënë ishemia, vepron me instikte. I vetmi instikt që i ka mbetur është ai i vjedhjes.