Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nuk është surprizuar aspak nga pritja që Rilindja u ka bërë mjekëve të kthyer nga Italia, të cilët u denoncuan në Itali për prishje të rendit dhe qetësisë si edhe u gjobitën për shkatërrim të hotelit ku qëndronin.
'Asnjë surprizë. Siç e parashikuam.
Pijanecët e përnatshëm dhe prishësit e rregullave të quarantinës e të qetësisë publike në Itali, Rilindja i quan heronj!!!
Kurse ata që dolën nga shtëpia për të siguruar ushqim apo qoftë dhe çmpirë këmbët apo për t'u shërbyer prindërve, po e njëjta Rilindje i quan kriminelë!! Kujtoj këtu që për shqiptarët që erdhën na Italia, që nuk pinin alkohol atje u lëshua urdhëri i posaçëm(jo ligji) për t'u gjobitur me 5 000 euro...
Të parët meritojnë shpërblim për çdo gëllënkë alkohol që kanë pirë. Madje meritojnë tua paguajmë ne të tjerët dhe gjobat që kanë marrë atje, për sjelljen e tyre arrogante(e shkrova para 2 ditësh kërë gjë). Domosdo, janë "heronj" ata!
Të dytët meritojnë vetëm dajak e burg-burg-burg!!! Kemi Kodin Penal tani, për cilindo jo rilindas që shkel rregullat edhe kur nuk pi!!!
More po po bëjn shtet e po i lujn fenë!