Disa ditë më parë Durrësi u trondit nga një atentat i tipit mafioz mbeten të vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.
Ndërsa Gjykata e Durrësit lidhur me këtë krim të rëndë dha masën burg pa afat për Altin Ndoci, avokati i tij, Saimir Visha deklaroi se klienti i tij ka mbetur i shokuar për akuzat që janë bërë ndaj tij dhe se nuk ka prova.
Avokati është shprehur edhe se klienti i tij ka pasur edhe lidhje miqësore dhe familjare me vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia dhe se ka shkuar edhe në varrimin e tyre dhe për të tretat.
"U zhvillua me masa të rrepta sigurie, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë. Në lidhje me mbrojtjen, ai shprehet se nuk e ka kryer krimin, nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, Ai ndihet i shokuar se dy viktimat ka pasur lidhje miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat, dhe ndihet i shokuar pse e vendos gishtin policia dhe të tjerat", tha Visha.
Por së fundmi avokati ka dhënë edhe më shumë informacion dhe thotë se klienti i tij nuk ka lidhje me krimin e rëndë.
"I mbrojturi prej meje e mohon në mënyrë kategorike pjesëmarrjen në këtë krim, për dy arsye: e para nuk ka pasur motiv, ka pasur lidhje të forta dhe miqësore me ta. Ndërkohë bashkëshortja e një prej viktimave me bashkëshorten e klientit tim kanë një marrëdhënie shumë të afërt", shtoi ai.
Avokati pretendon se klienti i tij e ka mësuar nga mediat ngjarje e rëndë dhe se është e rëndë që klienti i tij të lihet në burg pa prova.
"Pasi kanë mësuar nga mediat për ngjarjen, i mbrojturi prej meje me bashkëshorten kanë marrë pjesë në mort. Është e paimagjinueshme që pas një ore sa mësuan vrasjen të marrin pjesë", thekson Visha.