Shtatë rregullat për shërbimin në plazh/ Ja çfarë duhet të dini për të shkuar në det këtë verë

Saturday, 02 May 2020 18:57

Këtë vit pushuesit në vendin tonë do të duhet të zbatojnë rregulla të reja. Sipas protokollit çadrat në plazhe do të jenë 3.5 metër larg nga njëra-tjetra dhe në to do të duhet të qëndrojnë vetëm dy persona nga e njëjta familje, jo më shumë.

Përpara se të hyjnë në zonën e plazhit, pushuesve do t’u matet temperatura dhe do të plotësojnë një formular për t’u njohur me historikun e udhëtimeve dhe sëmundjeve. Pasi këto kushte të jenë zbatuar turistët vendas apo të huaj do të lejohen të pushojnë në zonat bregdetare të Shqipërisë.

Gjatë larjes në det, duhet të respektohet distanca 3 m larg nga njëri tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur. 

Shqiptarët nuk do të kenë mundësi të argëtohen nëpër plazhe. Nuk do të ketë "beach bar" apo " schiuma party". 
Kjo do të bëjë akoma më të vështirë një sezon veror për të rinjtë shqiptarë, të cilët kur vjen puna tek argëtimi, nuk kursehen.

Por nuk përfundojnë këtu masat për të shmangur përhapjen e covid 19. 
Report Tv disponon draftin e hartuar nga Ministria e Turizmit dhe ministria e shëndetësisë ku janë përcaktuar edhe 7 rregullat e higjenizimit që duhet të përcaktojnë hotelet. 

Disa prej të cilave parashikojnë se nuk do të lejohen të punësohen apo të jenë pushues ata që nuk kanë përfunduar afatin e karantinimit. 

Matja e temperaturës dhe dezifenktimit i të gjitha objekteve do të jenë të detyrueshme.
Për operatorët turistikë këto masa nuk përbëjnë problem por kërkojnë ta marrin menjëherë. 

Ky sistem i ri të bërit plazh duket nuk do të jetë më i kushtueshëm garantojnë sipërmarrësit e hoteleve dhe plazheve pasi kanë vendosur të zerojnë fitimin. 

Një ndihmë ia kërkojnë dhe pushtetit qendror e atij vendor për shpenzimet me të cilat duhet të përballen. Sa i përket pritshmërive për këtë sezon, pikëpyetjet nuk mungojnë.

Rregulla për shërbimin në plazhe
Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid19, të gjitha stacionet e plazhit, si dhe plazhet publike duhet të kenë të afishuara këshillat dhe rregullat në kuadër të mbrojtjes nga Covid19.

2. Këto rregulla konsistojnë në:

2.1 Mbani parasysh rregullat bazë për parandalimin e Covid19:

a) Lani dhe dizifektoni duart, vazhdimisht dhe në mënyrën e duhur;

b) Përdorni maskat sipas udhëzimeve;

c) Shmangni grumbullimet në njerëz dhe çdo lloj kontakti;

d) Mos prekni fytyrën dhe hundët me duar të palara e të padizifektuara;

e) Kur kolliteni ose teshtini, mbulojeni gojën/hundën me parakrah ose me facoleta njëpërdorimshe;

f) Nëse vini re simptomat e Covid19, telefononi Nr. 127

2.2 Gjatë larjes në det, respektoni distancën 3 m larg nga njëri tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur.

2.3 Në tavolinat në beach bar mund të qëndrojë vetëm një person ose më shumë persona, kur bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje, si dhe fëmijët e mitur.

2.4 Në marrjen e shërbimeve në ambientet e stacionit të plazhit, respektoni gjithmonë distancën 2 m larg nga njëri tjetri.
2.5 Ruani gjithmonë distancën edhe gjatë shëtitjeve në plazhe, bregun e detit, liqenit, lumit apo përgjatë shëtitoreve.

9.2 Shërbimet në stacionet e plazhit
1. Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19,
Vrojtuesi i plazhit gjatë gjithë orarit të shërbimit duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza profesionale.

2. Vrojtuesi i plazhit, përveç detyrave të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, duhet të sinjalizojë menjëherë personat që shkelin distancën e larjes në det apo distancat gjatë qëndrimit në hapësirën e lirë midis brezit të parë të çadrave dhe vijës së bregut të detit, liqenit, lumit.

3. Stafi që shërben pranë stacioneve të plazhit të ketë uniformë dalluese dhe të shërbejë me maska dhe doreza.

4. Shërbimi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e stacionit të plazhit dhe të gjitha ambienteve të tjera të jetë ditor, në mëngjes dhe në mbrëmje pas mbylljes së plazhit.

5. Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike, gjatë orarit të hapjes së stacionit të plazhit duhet të sigurohet vazhdimësia e pastërtisë dhe boshatisja e koshave të mbeturinave.

6. Të gjitha aktivitetet si (bare, beach bare) duhet të jenë në përputhje me direktivat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në lidhje me distancat e nevojshme midis personave, gjithashtu të vendosen panele pleksiglasi në vendet ku kryhen pagesat (si kasat fiskale).

7. Të kufizohet numri i personave në katër për ?do dhjetë metra katrorë.

8. Të ruhet një distancë prej tre metrash midis personave gjatë notimit;

9.3 Brezi i shërbimeve dhe distancat që duhen respektuar deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, brenda brezit të shërbimeve në stacionet e plazhit, mund të realizohen këto struktura:
kioskë menaxhimi për plazhin, kabina, shërbime higjienike, depo, pika vrojtimi/kulla e vrojtimit, hapësirë për rojën e plazhit (në rastin e plazhit publik), beach-bar, hapësirë për vendosjen e biçikletave.

2. Tavolinat në beach bar duhet të kenë distancë 2 m larg njëra tjetrës dhe në to mund të qëndrojë vetëm një person ose më shumë, vetëm kur bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje, si dhe fëmijët e mitur.

3. Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, në plazhe është i ndaluar instalimi i hapësirave për fëmijët (kënde/park lojërash), në funksion të shmangieve të grumbullimeve të personave.

4. Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, kushtet minimale që duhet të përmbushë një stacion plazhi në plazhet e tipit A, janë, si më poshtë vijon:

a) për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 10 (dhjetë) m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit;

b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 4
(katër) m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 (tre pikë pesë) m në linjë vertikale me vijën e ujit;

c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100

d) çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2 (dy) krevate plazhi, ku në një ?adër me 2 (dy) krevate plazhi lejohen 2 (dy) persona kur janë anëtarë të një familjeje dhe fëmijët e tyre të mitur, ndërsa për të rriturit lejohet 1 (një) person për ?do krevat plazhi;

e) Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret
e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.

5. Kushtet minimale që duhet të plotësojë një stacion plazhi në plazhet e tipit B, janë, si më poshtë vijon:

a) çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të vendosen pranë bregut të detit, duke lënë një hapësirë minimumi 3 (tre) metra për lëvizjen e lirë të pushuesve;

b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) duhet të jetë të paktën 3.5 (tre pikë pesë) m;

c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;

d) çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2 (dy) krevate plazhi, ku në një ?adër me 2 (dy) krevate plazhi lejohen 2 (dy) persona kur janë anëtarë të një familjeje dhe fëmijët e tyre të mitur, ndërsa për të rriturit lejohet 1 (një) person për ?do krevat plazhi;

e) Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.

6. Shërbimet që duhet të ofrojë një stacion plazhi, sipas tipologjisë së plazhit, duke shtuar për këtë sezon turistik, për aq kohë sa zgjat periudha e masave në kuadër të COVID19 dhe tabelat mbi informimin e pushuesve për sjelljen e tyre gjatë COVID19, janë të paraqitura skematikisht në aneksin I, të këtij udhëzimi

Ndalimi i veprimtarive argëtuese
Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, në të gjitha plazhet ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, koncerte apo organizime të tjera të ngjashme

9.5 Monitorimi dhe Masat Administrative
Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Agjencia Kombëtare e Bregdetit, të marrë masat që ky udhëzim të shpërndahet në të gjitha njësitë vendore bregdetare dhe me përmbajtjen e tij të njihen të gjitha subjektet që do të ushtrojnë veprimtarinë e stacionit të plazhit.

3. Kontrolli i zbatimit të masava të përcaktuara nga ky udhëzim do të bëhet nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, të cilët gjithashtu duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza profesionale gjatë ushtrimit të detyrës.

4. Ky Udhëzim qëndron në fuqi deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid19.

5. Për sa nuk parashikohet nga ky Udhëzim, qëndrojnë në fuqi të gjitha Kriteret dhe standartet e tjera të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.

6. Mosrespektimi i kritereve të përcaktuara nga ky udhëzim përbën shkak për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës me subjektet që kanë marrë me qera hapësirat e plazhit për ushtrim të veprimtarisë ekonomike

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...