'Qeveria nuk ka qenë e shpejtë me masat'/ Bumçi: Evropa lindore ka më pak viktima nga COVID-19

Diel, 03 May 2020 14:23

Në një intervistë për SYRI TV ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi tha se ka shumë vende që janë shumë më mirë se Shqipëria dhe që kanë më pak se 10 raste vdekjesh për 1 milionë banorë nga koronavirusi.

Ai tha se çdo jetë vlen dhe se shembulli më i rëndë në Evropen lindore është Sllovenia.

 
 

'Europa lindore është ndryshe nga Përendimi.

 
 
 

Në nuk jemi ishull në këtë kontinent por në të njëjtën situatë është e gjithë Europa Lindore', tha Bumçi.

 
 

'Pra, - tha ai, - kemi dy realitete brenda Europës. Ajo lindore me vdekshmëri të ulët dhe atë perendimore me një numër të lartë'.

'Kjo e rrëzon propagandën e Ramës, pasi nuk mund te flitet për pandemi kur ka 4-5 vdekje per 1 milionë banorë.

Masat e marra nga qeveria shqiptare kanë qenë të vonuara.

Ne jemi izoluar mbasi qeveria italiane ka shpallur Italinë zonë e kuqe.

Kishte një fluks nga Italia, pa asnjë kontroll. Rama flet në fillim të Marsit duke thënë se ky është një grip. Duke mos marrë parasysh rrezikun e kësaj situate.

Shqipëria është e njëjtë me shifra me vendet e tjera të Lindjes. E kjo nuk është aspak meritë e qeverisë shqiptare.

Pra qeveria shqiptare nuk ka qenë e shpejtë me masat.

Masat e qeverisë kanë sjellë rrënimin ekonomik të Shqipërisë dhe probleme me shendetin e shqiptarëve.

Paketat tona ekonomike kanë qenë anemike. Te dy paketat e qeverisë të cilat janë zbatuar vetën 20 për qind, bëjnë vetëm 70 për qind të paktës së Kosovës.

Kjo tregon për nje qeveri të paaftë për të mbeshtetur ata që kanë nevojë', deklaroi gjate intervistes se tij, Aldo Bumçi.

Ish-deputeti demokrat ka përmendur edhe rastet e konçesioneve që qeveria ka thënë dhe nuk ka mundur të ruajë ato para për të përballuar situatën.

'Ato fonde duhet të shkonin sot për të ndihmuar sipërmarrjet dhe qytetarët që nuk e kanë bukën e gojës.

Po të kishim bërë teste masive ne do të kishim hapur turizmin për të krijuar vende pune në të njëjtën mënyrë siç ka bërë Mali i Zi.

Masat drastike nuk justifikohen nga numrat.

Masat e marra kane dëmtuar gjithashtu shëndetin e shqiptarëve', tha nder te tjera Bumçi.

Modifikuar më Diel, 03 May 2020 14:48
Login to post comments