Çfarë na tregon ‘rikthimi’ i koronavirusit në Elbasan dhe Durrës

Hënë, 04 May 2020 13:18

Këto ditë, Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë disa të dhëna, që tregojnë se qytetet e mëdha kanë dalë nga harta e koronavirusit në vend.

Mes tyre është Durrësi, që ishte nga qytetet e prekura më shpejt dhe më rëndë nga koronavirusi.Por pas tri javësh, virusi është kthyer atje, raportojnë mediat. Në fakt nuk dihet nëse virusi ka ikur prej andej në radhë të parë.

 
 
 

Virusi është rikthyer edhe në Elbasan, me dy të infektuar.

 
 

Si në Durrës, edhe në Elbasan, rastet janë një mister më vete. Por teksa po hetohet për kontaktet e tyre, një gjë është e sigurt: virusi nuk zhduket nëse nuk bëhet testim në një shkallë më të gjerë për të kuptuar se ku ndodhet ai.

Rastet e Durrësit dhe Elbasanit e tregojnë këtë më së miri.

Ndërkohë në Elbasan, të dy rastet duket se kanë një lidhje: burimi mund të jetë te kompanitë e ndërtimit.

Qeveria nuk e ndërpreu punën e fasonëve dhe të kompanive të ndërtimit edhe gjatë periudhës së parë të karantinës, duke rrezikuar kthimin e tyre në vatra të sëmundjes.

Rastet e Krujës faktuan frikshëm problemin e fasonerive. Të dhënat që po vijnë së fundmi tregojnë se edhe kantieret e ndërtimit mund të jenë burim infeksioni.

Login to post comments