Shpërthen bombola në Shkodër, plagoset 52-vjeçari. Niset me urgjencë drejt Tiranës

Hënë, 04 May 2020 16:51

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku pas shpërthimit të një bombole ka mbetur i plagosur një 52-vjeçar.


Ngjarja ndodhi në fshatin Ura e Shtrenjtë. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se i plagosur ka mbetur shtetasi S.Fikaj.

Ky i fundit, pasi u dërgua në spitalin e Shkodrës, u nis me urgjencë për në Tiranë, për mjekim të specializuar.

Login to post comments