Testi i maturës/ Ja temat që janë hequr dhe nuk do tw jenw pjesw e pyetjeve
Çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.
Kështu u shpreh drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi mbi përmbajtjen e testit të Maturës Shtetërore.
Përmes këtij videomesazhi drejtuar maturantëve, të cilin e ka publikuar ministrja e Arsimit në Facebook, Vrapi thekson se “çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP)”.
Në këtë kuadër, Vrapi nënvizon se “kjo agjenci, para disa ditësh, bëri publikimin e testeve të rishikuara ku janë hequr temat, të cilat janë bërë nga marsi e në vijim, pra në kushtet e të mësuarit online”.
Ndër të tjera, Vrapi thotë se “gjithçka që po bëjnë maturantët në këtë fazë është që të përsërisin pikërisht temat, të cilat janë publikuar në programet e rishikuara”.