Harta e shifrave të koronavirusit në Evropë e bën të qartë një gjë: kombet më të pasura të Evropës Perëndimore kanë “vuajtur” më shumë nga pandemia se sa vendet në gjysmën lindore të BE-së, pa përjashtime, raporton The Guardian.
Krahasimi i shifrave nga vende të ndryshme mund të jetë i mbushur me vështirësi, dhe shumë faktorë potencialisht mund të ndikojnë në shifra të raportuara zyrtarisht më pak nga sa janë realisht.
Por krahasimi midis Evropës perëndimore nga njëra anë, dhe Evropës qendrore dhe lindore nga ana tjetër, tregon një ndryshim në shifrat e koronavirusit që është shumë i theksuar dhe nuk mund të injorohet.
Edhe vendet e goditura më keq në Evropën Qendrore dhe Lindore kanë shifra të infektuarisht dhe nivele të vdekjes për 1 milion banorë shumë më të ulët se vendet e Evropës Perëndimore, dhe në disa statistika janë vërtet të jashtëzakonshme: Sllovakia ka regjistruar vetëm 1.413 raste të konfirmuara dhe 25 vdekje, veçon The Guardian.