Koncert me buri makinash në rrugët e Budapestit, tringëllima kusish në Beograd, marshime në pragë, parakalim me biçikleta në Lubjanë, tubime në kufinjtë polakë…Në Europën lindore ish komuniste, reagimet kundër masave autoritariste të marra nga qeveritë për të luftuar me koronavirusin janë rritur ndjeshëm.
“Këto lëvizje po dëshmojnë për një shqetësim në zmadhim se shtetet po e shfrytëzojnë betejën me pandeminë për të forcuar pushtetin e tyre” shkruan gazeta franceze le Monde në një shkrim që Lapsi.al e ka lexuar. Megjithëse këto zona nuk janë ndër më të prekurat nga virusi vdekjeprurës masat e mara nga udhëheqësit për shumkënd evokojnë të shkuarën e errët komuniste.
Koncert kusish
Një nga lëvizjet më të forta ka nisur në Serbi ku presidenti autoritar Aleksandar Vuçiç po merr si shembull modelin kinez. Vuçiç që ka praktikuar të njëjtat masa si Edi Rama në Shqipëri, që nga mbyllja e qytetarëve në shtëpi në mbrëmje e deri tek izolimet totale përgjatë fundjavës konsiderohet nga le Monde si një lideri “i njohur për praktikat autoritariste në qeverisje”. Në Serbi një gazetare është arrestuar pas një artikulli për mungesën e paisjeve mjeksore në spitalin e Novi Sadit.
“Qeveria ka marrë masat më drastike në Eurpoë dhe e shfrytëzon këtë situatë me parimin përça e sundo si dhe për të heshtur zërat kritikë. Vuçiçi del përditë ne TV për të përgatitur fushatën elektorale të radhës” i ka thënë gazetës franceze Dobrica Veselonovic drejtuesi i një lëvizjeje ekologjike qytetare.
Që prej të martës në 26 prill ne ora 20 05, ai godet çdo mbrëmje mbi kusi, menjëherë pas seancës për duartrokitjen e mjekëve. “është një metodë që serbët e përdornin për të protestuar kundër Millosheviçit në vitet ‘90” thotë ai. Partizantët e pushtetit i’u përgjigjën me anti mitingje ne formë koncertesh, deri të dielën në 3 maj kur Vuçiç vendosi për lehtësimin e masave izoluese me rënien e numrit të infektimeve.
Në kryeqytetin Sloven Ljubjanë 3000 njerëz parakaluan me biçikleta ditën e 1 majit. Ata fishkëllyen liderin Janez Jasna, një admirues i Viktor Orbanit dhe Trumpit, i cili u bë kryeministër në ditët e para të krizës sanitare. Ai ka përfituar nga kriza për të ofenduar gazetarët dhe mediat e pavarura. Gjatë manifestimit qytetarët slloven protestuan edhe kundër masave të kufizimit të OJF-ve ambientaliste, kundër projekteve në infrastrukturë.
Në Hungarinë fqinje mënyra e ‘rrebelimit” qe me buritë e makinave. Çdo të hënë në mbrëmje ata rrotullohen në një kryqëzim poshtë dritares së zyrës së kryeministrit Viktor Orban, në Budapest. “Këtu kemi pasur gjithmonë mundësinë për të shkuar tek berberi, por jo për të manifestuar” i ka thënë të përditshmes francese deputeti i opozitës Akos Hadhazy. Ata denoncojnë vendimin e Orbanit për ti kthyer të sëmurët rëndë nga spitali në shtëpi, mungesën e testeve dhe propagandën qeveritare për vendin më të suksesshëm në Europë. Kundër këtyre manifestimeve pushteti ka përdorur policinë që gjobit me 50 euro ata që i bien pa shkak borive.
Në Poloni qe mbyllja e kufinjve ajo që shkaktoi protesta që prej 25 prillit. Në Siezin një qytet pranë Çekisë, u zhvilluan “shëtitje” të organizuara përgjatë lumit ozla dhe urave me emrin e vllazërisë dhe lirisë.
Në Zorzelek, qytet në kufi me Gjermaninë protestuesit kanë maiifestuar kundër ndarjes së dhimshme të familjeve ndërkohë që që kur Polonia është në BE, qytetit funksiononte si një i vetëm me pjesën gjermane. Në një farë mënyrë puntorët ndërkufitarë fituan sepse qeveria vendosi të mos i vazhdonte masat izoluese përtej 4 majit.
Marshim kundërshtues
Nje protestues ne Prage duke kerkuar dorheqjen e kryeministrit
Në Pragë, organizata miliona momente për demokracinë që ishte organizatorja e tubimeve të rralla kundër kryeministrit çek Andrej Babis, përgjatë vitit 2019 , ndërmori një marshim në parkun Letna.
Ndonëse Çekia ka vetam 249 të vdekur lëvizja e kundërshtin kryeministrin për mënyrën e tij të komunikimit dhe për konfiktin e interesit në blerjen e paisjeve mjeksore. Babis i cili e ka humbur shumicën në parlament u detyrua nga opozita ta shkurtonte kohën e masave të jashtëzakonshme.
©Lapsi.al/ Burimi Le Monde