Meta: Kam në tryezë një projektligj për prokurimet publike, po e studiojmë, do të kemi qëndrimet tona

Tuesday, 05 May 2020 23:02

Nga studioja e “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, presidenti Meta u shpreh se qytetarët duan zgjidhje që tu garantojnë kushte sa më njerëzore, deri sa të ketë një zgjidhje të plotë. 

Meta shtoi se ka në tryezë një projektligj në lidhje me prokurimet publike dhe po e studion.

Meta: Nuk jam në dijeni në të situatën kaq të rëndë në terren. Kur kam diskutuar me zotin Ahmetaj ai ka qenë i bindur se gjërat po ecin pozitivisht për rindërtimin.

Pa diskutim që qytetarët duan zgjidhje që tu garantojnë kushte sa më njerëzore, deri sa të ketë një zgjidhje të plotë. 

Duhet që të gjithë të vihen në lëvizje qysh nga media dhe organizatat e ndryshme sepse këto janë probleme të jashtëzakonshme.

Kam luajtur rolin tim, por s’mund të luaj rolin e SPAK dhe prokurorisë. Kërkon një rivendosje të sistemit llogari-dhënës, që të funksionojë parlamenti dhe të kontrollohet qeveri dhe ekzekutivi. 

Kam në tryezë një projektligj në lidhje me prokurimet publike dhe po e studiojmë dhe do të kemi qëndrimet tona.

Login to post comments