Për momentin me rëndësi është që Shqipëria të marrë veten nga pandemia. Kështu u përgjigj Presidenti Ilir Meta në studion e emisionit "Tempora" në RTV Ora, kur u pyet nëse do të ketë një 2 mars tjetër.
Sipas Kreut të Shtetit, ai ishte i gatshëm të evitonte 2 marsin nëse do të merrte garanci për të mos miratuar ligje anti-kushtetuese.
Sonila Meço: Kritikët tuaj thonë që edhe duhet ta kishit shmangur 2 marsin për shkak të COVID-19?
Ilir Meta: 2 marsin nuk e bëra unë, e bënë ata që donin të shkelnin kushtetutën, që ftuan Venecian dhe pastaj miratuan ligjin që praktikisht zhvlerësonte edhe gjithë vizitën e tyre që ata kërkuan. Unë kam qenë i hapur për të evitur 2 marsin edhe pasi e kam shpallur dhe kam kërkuar garanci që nuk do të miratohen ligji anti-kushtetuese, garanci që nuk është dhënë.
Sonila Meço: Meqë këto garanci ende nuk janë respektuar do ketë 2 mars tjetër, 2 qershor, 2 korrik, 2 gusht, 2 shtator...?
Ilir Meta: Për mua është e rëndësishme të dalim nga kjo situatë duke ruajtur kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut. Duke shpëtuar sa të jetë e mundur pasojat në ekonominë kombëtare dhe familjare dhe të ecim drejt rivendosjes së plotë të rendit kushtetues ligjor dhe demokratik në vend.