VIDEO/ Makina e drejtuar nga 15 vjeçari me 120 km/h përfundon në kanal

Hënë, 11 May 2020 18:20

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Një 15 vjeçar i cili drejtonte mjetin me 120 km/h ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

 Për fat të mirë nuk raportohet për dëme në shëndet.
 
 

Sipas një qytetari në vendin e ngjarjes, adoleshenti po ngiste me shpejtësi automjetin në një rrugë lagjeje ku ka shumë fëmijë.

 
 

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe një karrotrec e cila po punon për nxjerrjen e mjetit prej kanalit.

“Prsh JOQ deshiroja te ndaja me ju nje video ku nje 15 vjecar ngiste makinen ne nje rruge lagjeje me 120 km dhe perfundoi ne nje kanal ngjarja e ndodhur Durres Kenet dhe ne ate lagje ka shm femij ju lutem publikojeni anonim ju lutem, shkruan qytetari.

 
Login to post comments