Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, përmes një reagimi në Facebook, shprehet se, teksa fermerët po mbyten pasi nuk kanë ku të çojnë prodhimet, ndërsa kryeministri Rama propozon legalizimin e hashashit.
Sipas Salianjit, i cili jo pak herë ka denoncuar nga plantacionet e kanabisit, thekson se pasi i fuqizoi grupet kriminale duke iu legalizuar kanabisin në 7 vjet qeverisje, Rama po kërkon tani të hipotekojë hektarët me drogë.
"Ekonomia në kolaps, mijëra familje diskutojnë çdo ditë mbijetesën, mbajtjen e frymës gjallë, mijëra biznese te vogla nuk marrin dot borxh dhe as kreditohen për të paguar shpenzimet, biznesi i madh po paguan për qeverinë, për punëtorët dhe për oligarkët.
Fermerët po mbyten bashkë me produketet që skanë ku i çojnë... Rama propozon të legalizojë Hashashin!
Pasi i fuqizoi grupet kriminale dhe bandat e organizuara duke i legalizuar de fakto mbjelljen e kanabisti në 7 vjet qeverisje, Edi Rama sot po kërkon ti hipotekojë hektarët me drogë nëpër Shqipëri, nga ky operacion do të fitojë krimi i organizuar dhe maksimumi 5 oligarkë që do jenë edhe grosistet e drogës pasi kanë kapur gjithçka tjetër!
Kjo politikë nuk ësht? ndihmë për fermerët, asnjë përfitim për qytetarët, vetëm miqtë e qeverisë që pasi ju pastohen paratë me amnisti ju pergatitet terreni për të siguruar tregun e kanabisit!", shkruan Salianji.