Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, foli për një studim të Bashkisë së Shkodrës, që flet për rritjen e numrit të të vdekurve gjatë 2020 krahasuar me një vit më parë.
Sipas tij, këto mund të jenë edhe vdekje prej COVID 19, por duhet të ketë hetime.
“Është një studim i Bashkëisë Shkodër, e cila thotë se ka një rritje me 40% e numrit të të vdekurve…Ky studim do edhe një miratim, vullnet për ta realuzuar. Ky fakt i bashkisë kërkon hulumtim të thellë, pasi mund të tregojë edhe situatën reale, pram und të jenë vdekje të shtuara si pasojë e COVID 19. Problemi më i madh në këtë situatë është mungesa e testimeve”,- tha ai.
Ai vijoi duke thënë: “Me politikat e testimeve nuk habitem që gjithë Shqipëria të dalë zonë e gjelbër. Unë po them nuk mund ta zgjasim pafund izolimin. Pas valës kryesore u zgjat jashtë cdo limiti, s’kemi argument dhe studime që na tregojnë përhapjen e virusit. Po them që nuk mund të shkatërrojmë ekonominë e shqiptarëve se nuk po durojmë dot më. Ky është realiteti, kështu na kanë lënë”,- shtoi ai.