Teksa shqiptarët vazhdojnë të jenë nën shtetrrethim, masakra në pyjet e vendit vijon normalisht.
Denoncimin e rradhës e bën ish deputeti i PD, Luçiano Boçi përmes një postimi në Facebook.
Bëhet fjalë për aksin Librazhd-Elbasan, ndërsa sipas Boçit prerja e pyjeve në këtë zonë vazhdon në mënyrë sistematike. Sigurisht me mbrojtje e përkrahje politike.
Postimi i plotë i Boçit:
"Pamjet e mëposhtme vijnë sot nga aksi Librazhd-Elbasan! Makina e mbushur me lëndë drusore është pa targa. Askush nuk ka guximin ta ndalojë.
Sa të tilla kanë kaluar në kohën e ndalim qarkullimit?!
Megjithë demoncimet e vazhdueshme, prerja e pyjeve në këtë zonë vazhdon në mënyrë sistematike. Sigurisht me mbrojtje e përkrahje politike.
Sot në Shqipëri arrestohesh dhe tërhiqesh zvarrë se proteston, por nëse grabit, vjedh në emër të pushtetit, je i mbrojtur dhe policia të nderon.
Sot arrestohesh dhe nëse shkel karantinën, por jo se rrafshon pyjet.
A keni dëgjuar të arrestohet dikush për një gjë të tillë?!
Nuk ndodh se prapa kësaj grabitje pa orar karantinimi, është pushteti, është partia, normal është Rama me zarët e tij!"