“Vendimi i paligjshëm”/ “Europa Nostra” reagon për teatrin: Një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara të Evropës

Premte, 15 May 2020 08:00

Federata për trashëgiminë kulturore, "Europa Nostra", e konsideron të paligjshëm vendimin e Bashkisë së Tiranës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një reagim në Twitter, "Europa Nostra" shkruan se godina mbrohet nga ligji si dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët.

“Ne jemi për kulturën e Evropës.

Kjo është arsyeja pse ne kundërshtojmë prishjen e paligjshme të propozuar të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga shtatë ndërtesat më të rrezikuara të Evropës.

Teatri mbrohet nga ligji kombëtar dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët. Sundimi i ligjit të bazohet mbi vlerat e BE-së”- thuhet në reagim./noa.al/

 

We stand for Europe’s . This is why we oppose the proposed illegal demolition of in , one of Europe’s sites.
The Theater is protected by national law & is strongly defended by civil society & experts

View image on Twitter
Login to post comments