VIDEO/ Këlliçi: I turpshëm përdorimi që Veliaj i bën Maks Velos, një shkatërrimtar se kupton dashurinë e tij për Teatrin

E mërkurë, 27 May 2020 22:20

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi e ka quajtur një pafytyrësi të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndërkohë që flet në emër të arkitektit të ndjerë Maks Velo, në krahun tjetër shembi Teatrin Kombëtar.

Këlliçi ka postuar edhe një video të shkëputur nga emisioni ‘Open’ në Top-Channel, ku Velo, kundërshtonte me argumente shembjen e Teatrit.

 

Ndërkohë që sot Veliaj inaguroi një kinema në një lagje të Tiranës me emrin e Maks Velos.  

 
 
 

‘Të duash veprën tënde është normale, por të duash Teatrin, veprën e tjetrit, është dashuri për arkitekturën! Dhe Maks Velo e kishte këtë dashuri, çka një shkatërrimtar si Erion Veliaj nuk mund ta kuptojë! E turpshme përdorimi që i bëre sot Maksit pas vdekjes!-shkruan

 
 

 
 

Login to post comments