220 të sëmurë aktivë, ja si është gjendja e pacientëve në spital

E Enjte, 28 May 2020 11:59

Prej dy ditësh numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është rritur. Deri më tani numri i personave aktivë me koronavirus në vendin tonë është 220 raste, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Këtë të enjte janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 26 rastetë reja, mes të cilëve 12 janë personel mjeksorë.

COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)
Testime totale- 15319
Testime molekulare- 13993
Testime serologjike- 1326
Raste pozitive- 1076
Raste të shëruara- 823
Raste aktive- 220
Humbje jete- 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 122
Durrës- 51
Krujë- 17
Shkodër- 12
Kamëz- 9
Berat- 6
Fier- 2
Korçë- 1

Modifikuar më E Enjte, 28 May 2020 12:39
Login to post comments