Agravon situata tek 'Nënë Tereza', mbyllet pavioni i parë, flet Shefi i Sëmundjeve të Brendshme

Saturday, 30 May 2020 11:24

 

Në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT janë konfirmuar tashmë të infektuar 15 persona, personel shëndetësor. mbi këtë situatë ka folur mjeku Mihal Tase, shefi i pavionit.

Në intervistën e parë pas shpërthimit të Covid-19 në QSUT, Tase dha versionin e tij se si u fut virusi në spitalin që ai drejton. Mjeku tha në Abcnews, se Covid-19 erdhi nga pacientë, duke hedhur kështu poshtë deklaratat e ministrisë, ku u tha se rasti i parë pozitiv ishte një infermiere.

Ndërkaq, Tase bëri të ditur se pavioni i sëmundjeve të brendshme do të jetë i mbyllur për një javë. Gjatë bashkëbisedimit me gazetaren Suela Demiri, ai u ndal edhe tek çështja që të infektuarit në këtë spital kanë transportuar virusin edhe në rrethe, si rasti i Lushnjes dhe Matit.
Sipas tij në atë pavion janë të sëmurë rëndë dhe është e pamundur që të ndalosh hyrjen e familjarëve dhe për pasojë rritet më shumë mundësia e përhapjes së infeksionit.

 

“Për një periudhë të gjatë nuk fusnim asnjë në spital. Ndërkohë që kur u mbush pavioni me të sëmurë rëndë është shume e vështirë t’i mbash larg familjarët. Mjekët nuk janë xhandarë, sado që jemi përpjekur. Për të sëmurët rëndë mund të humbasin jetën është shumë e vështirë t'i thuash familjarit mos hajde. Nëse e keni ndjekur periudhën e Italisë një nga dramat më të mëdha ishin se vdesin familjarët pa pasur një familjar afër.

Nuk është shumë kollaj të jesh mjek. Kanë hyrë, mund ta ketë marrë një dhe ia ka dhënë tjetrit. Janë ndjekur rastet edhe në Mat dhe Lushnje. Janë gjëra të kësaj natyre që i ka çdo epidemi në botë. Pavioni jonë nuk është mbyllur kurrë. Të sëmurët më rëndë vinë tek ne. Atyre nuk mund tua mbyllësh derën e spitalit”, tha mjeku.

Tase shtoi më tej se ekzaminimi i Covid-19 kërkon kohë, dhe sipas tij nuk mund t’i lënë pacientët jashtë.

“Ne nuk e dimë kush na vjen në spital. Covid kërkon një ekzaminim të caktuar. Unë nuk mund ta le 12 orë të sëmurin në urgjencë. Nuk mund t’i kontrollosh dot

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...