Një qytetar ka denoncuar sjelljen e papërgjegjshme të stafit shëndetësor në Tiranë, të cilët sipas tij, kanë lënë të dalin një të afërmin e tij nga spitali pa dalë fillimisht përgjigjet e analizave, ku me të ardhur në banesë personi ka rezultuar pozitiv duke rrezikuar edhe shëndetin e familjarëve të tjerë.
Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.
‘Nga Tirana perhapin covid19 ne fshatrat e Bulqizes
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
doktor si kalove desha te denoncoj nji rast me covid19 qe e ka marr ne spital ne tiran dhe pa dal pergjigja e kan sjell ne shpi doli pergjigja pozitive dhe ate e lejn akoma ne shpi me rrezik shum te madh per familjaret dhe per kumunitetin ne bilqiz ne fshatin krajk te lutem doktor denoncoje ket fakt qe te marrin masa se ka rrezik te madh’