×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Paralajmërohet më e keqja, policia “blindon” nesër Shkodrën. Pritet të…

E mërkurë, 18 Prill 2018 20:03

Policia e Shkodrës po merr të gjitha masat e duhura për seancën gjyqësore të  11 kuksianëve të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

Sipas burimeve pritet që sërish edhe në Gjykatën e Apelit në Shkodër dhe pranë saj të ketë një situatë të tensionuar.

Opozita në Shkodër po përgatitet për të qenë në krah të të arrestuarve ashtu siç mund të vijnë edhe qytetarë nga qytete të tjera të Shqipërisë.

 Në këtë mënyrë efektivët e Shkodrës bashkë me grupe të FNSH dhe grupin Shqiponja po mobilizohen në mënyrë që të kenë gjithçka nën kontroll dhe të mos lejojnë asnjë ngjarje të padëshiruar.

Forcat të shumta policie dhe masa të shtuara pritet që të jenë gjatë të premtes në gjykatën e apelit në Shkodër gjatë seancës për 11 kuksianët.

Login to post comments