Pas lajmit pëer ndarjen nga jeta të kengëtarit të muzikës popullore dibrane Qerim Sula, ish deputetja demokrate e këtij qarku Dhurata Çupi, ka hedhur një shenim në faqen e saj në facebook ku e vlerëson atë si “bilbilin e këngës patritoke të kësaj treve”.
“Të qoftë i lehtë dheu artist i madh që na i mbushe zemrat me melodinë e zërit tënd e që le pas për brezat që vijnë”.
Ja potimi i plotë:
Muzika Dibrane sot është në zi, pasi humbi bilbilin e këngës patritoke të kësaj treve.
U trishtuam kur morën lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të këngëtarit te njohur Qerim Sula i cili përmes zërit të tij përcolli traditën kulturën dhe dashurinë për Dibrën. Jo vetëm ndër trevat shqiptare por zëri i tij jehoi kudo ne botë ku ka shqiptarë.
Të qoftë i lehtë dheu artist i madh që na i mbushe zemrat me melodinë e zërit tënd e që le pas për brezat që vijnë.
Qerim Sula është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” e mjeshtria e tij do të mbetet në vazhdimësi në folklorin Dibranë.
Ngushëllime të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur, miqve e artistëve për humbjen e kolegut të tyre