Është zhvilluar një protestë në formën e ‘flash mob’ në Padova në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më parë nga Bashkia e Tiranës, e cila synon ndërtimin e një teatri të ri.
Protesta e organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale është mbajtur para Pallattit Moroni në Padavo dhe ka qenë paqësore. Oranizatorët qytetarë italianë dhe shqiptarë kanë shprehur ndjeshmërinë e tyre për trashëgiminë kulturore shqiptare.
“Dy javë më parë në 4:30 të mëngjesit në Tiranë, një vend pranë Padovas, pranë Italisë u shkatërruar një simbol kulturor që duhet të bashkonte këto vende. Ne kemi nevojë për kulturën, për urat që lidhin dy anët sepse është e shkuara jonë prezentë dhe e ardhmja. Trashëgimia kulturore duhet t’iu përcillet brezave të rinj. Për këtë arsye ne dënojmë shembjen e Teatrit Kombëtar të ndërtuar nga italianët dhe dënojmë edhe dhunën e përdorur nga policia kundër intelektualëve, kundër popullsisë civile”, tha Elda Omari, arkeologe dhe historiane e arteve.
“Një vend pa të kaluar pa memorie është një vend pa identitet”, thotë kronika e TV7.
“Në bashkëpunim me miqtë shqiptarë, duke konsideruar faktin që Puglia është shumë afër Shqipërisë jemi këtu për të treguar solidaritetin tonë”, tha President i Shoqatës Pulieze në Padova.