‘Na puthin në fushata pastaj nënën ku ta kemi’/ Fjalimi i aktorit ekzalton qytetarët

Tuesday, 02 June 2020 00:01

Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në tubimin e sotëm para Teatrit të Korçës për të sensibilizuar njerëzit që të firmosin peticionin për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

Malkaj ka ekzaltuar qytetarët e shumtë në numër me fjalimin e tij teksa mënyra e trajtimit të disa çështjeve shumë sensitive i ka bërë pavarësisht të gjithave edhe të qeshin të pranishmit.

 
 

‘Rama të thyejë qafën mo jo të ikë. Me keni bërë krenar në këtë moment jo vetëm mua por edhe vëllain tim që është aty. Zonja dhe zotërinj, jemi në një moment shumë të vështirë dhe na duhet shumë heroizëm, sakrificë dhe shumë dhimbje. Mysliman e të krishterë jemi shumë keq.

 
 
 

Të ngrihemi të tërë të rinj e pleq. Myslimanët kanë tempujt e tyre që kanë xhaminë, të krishterët kanë kishat. Teatrit është tempulli që fut brenda myslimanët dhe të krishterët. Teatrin nuk duhet ta kthejmë në pështymore, ata e kthyen, e shqyen.

 
 

E përdhunuan, ishin 5 mijë policë atje, s’kishte njeri tjetër. Pse nuk hoqën me radhë gjërat siç bëjmë në shtëpitë tona. Nuk e bënë se diktatorët nuk e duan teatrin. Miq të dashur, sikur të ishim bashkë, se nuk jemi bashkë, jemi vende-vende bashkë por jo të tërë.

Ka një gjë, këta shtetarët tanë që qajnë me lot në sy kur vijnë të marrin votat, na qajnë tek këmbët pastaj katër vjet rresht nënën ku ta kemi na e bëjnë. Duhet në si popull të drejtojmë kurrizin se jemi barkas. Që të drejtojmë kurrizin duhet të kemi personalitet, dinjitet, jo të themi obobo bukë e gojës, se jemi tek bukë e gojës.

Baballarët kanë frikë, i patë studentët se sa trima ishin, se sa bukuri kishin? I përçau, mori numrat e baballarëve dhe i telefonoi, o shkollën, o bukën dhe ikën. Është problem i madh buka e gojës. Do të luftojmë për bukën e gojës apo për lirinë? Nuk ka gjë më të shtrenjtë se liria.

Të tëra janë fjalë pastaj. Të jesh i lirë të ndërtosh vetë, të duash vetë, të jesh i lirë të puthësh një gocë pa procesverbal, të puthesh mo të puthësh, të falësh dashuri të falësh jetë. Por kur nuk ke bukën e gojës çfarë lirie mund të kesh. Të luftojmë për lirinë, të tjerat janë fjalë. Ky që kemi është diktator, kush e kupton e kupton.

Si ka mundësi që një njeri i di të tëra, nuk ka mundësi, ky i di të tëra. Po si niset tjetri me një avion me 180 vende niset tek pull për në Paris? Por jo zemra ime, shiko zotërinj të nderuar, kur themi ‘ka ikur’ e shfajësojmë. Jo jo, ai është i ligë. Ju falenderoj për durimin që dhatë”, tha Malkaj/ Marrë nga Faxweb

 
 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...