Lista e plotë/ 5 mijë punonjësit që nuk ka aplikuar punëdhënësi, që do marrin 'pagën e luftës'

E mërkurë, 10 June 2020 20:08

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për ndihmën financiare nga punëdhënësit, Drejtoria e Tatimeve ka publikuar listën e punonjësve që janë përfitues dhe për të cilët punëdhënësit në kanë aplikuar. Në listë janë rreth 5 mijë persona dhe bie në sy që në listë ka dhe shumë punonjës të huaj.

Afati i aplikimit nga tatimpaguesit për përfitim të ndihmës financiare, për punonjësit përfitues, sipas kritereve të VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar, ishte data 5 qershor 2020.

Në përfundim të këtij afati, Administrata Tatimore informon të gjithë individët të cilët janë përfitues sipas VKM të sipërpërmendur, por që nuk e kanë marrë masën e përfitimit prej 40.000 lekësh, pasi punëdhëni i tyre nuk e ka plotësuar Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, se mund të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur këtij njoftimi.

 

Çdo individ përfitues ka mundësi të plotësojë të dhënat e llogarisë bankare në linkun:

 
 

Lista e Individeve Perfitues Pa IBAN-1

Login to post comments