Tre punonjës të FSDKSH, prej tyre edhe mjek punonjës të këtij intitucioni kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Burime për News24 thonë se përgjigja për punonjësit është mësuar mëngjesin e sotëm ku dhe është pezulluar puna dhe ka nisur deziinfektimi i godinës së FSDKSH.
Të njëjtat burime i thanë News 24 se ka nisur hetimi epidemiologjik brenda stafit të FSDKSH për të zbuluar përhapjen virale.
Janë kryer një numër i madh tamponësh dhe pritet përgjigjia institucionale, e cila në raste analoge nuk është bërë asnjëherë e ditur nga MSH.
Po sot burime të besuara brenda QSUT informojnë se janë diagnostikuar me koronavirus tre punonjës në recepsionin e Urgjencës Qendrore të Spitalit “Nënë Tereza”. Edhe për këtë rast Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të heshtë duke u mjaftuar me informacionin e cunguar ditor ku publikohen vetëm numrat e të infektuarve në
institucionet e shëndetësisë po jo profesioni dhe institucioni ku shërbejnë dhe as numri i pacientëve të infektuar që kanë si burim përhapjen e shpejtë të virusit tek bluzat e bardha.
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetsisë dhe task-forca e posaçme anti-Covid nuk ka një reagim apo shpjegim sesi është e mundur të infektohen në më pak se 10 ditë mbi 30 punonjës shëndetsor në QSUT.