Qytetarët e Kukësit do të protestojnë ditën e sotme para gjykatës së këtij qyteti për lirimin e 11 të arrestuarve të cilët vijojnë të jenë në paraburgim, pasi më 31 mars kundërshtuan vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.
Protesta e sotme është organizuar nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit. Ajo do të nisë në orën 11:00, ashtu siç ishte paralajmëruar më parë në rrjetin social “Facebook”.
"Të nderuar banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Në mbështetje të vëllezërve tanë të arrestuar në mënyrë të paligjshme në protestën e 31 marsit 2018, Këshilli bashkiak Kukës ju njofton organizimin e tubimit mbarëpopullor në datë 19 prill 2018, në orën 11:00, te sheshi para Gjykatës Kukës. Ju ftojmë të merrni pjesë".
Të premten në Gjykatën e Apelit të Shkodrës pritet të zhvillohet seanca për masën e sigurisë së 11 kuksianëve.